LAJMI I FUNDIT:

Mourinho pret thirrjen e Abramovich

Mourinho pret thirrjen e Abramovich

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, dëshiron të rikthehet në “shtëpinë e ti” te Chelsea.

The Sun shkruan se portugezi është duke pritur thirrjen nga miliarderi i Bluve, Roman Abramovich, i cili është i paepur të sjellë një menaxher të ri në skuadrës.

Rafa Benitez e ka humbur shansin për të vazhduar me Chelsean pas një serie të tmerrshme rezultateve që kulmoi me disfatën e të shtunës 3-2 nga Newcastle.


Mourinho, i cili është i sigurt se do të largohet nga kampioni e Spanjës, Real Madrid, këtë verë, tashmë është bombarduar me oferta joshëse. Por ai do t’i injorojë të gjithë nëse i vjen shansi të kthehet në Stamfrod Bridge. /Telegrafi/