LAJMI I FUNDIT:

Mourinho kthehet të flas për Kumbullën: Po luan shumë mirë, falë punës së tij tani ka besimin tim

Mourinho kthehet të flas për Kumbullën: Po luan shumë mirë, falë punës së tij tani ka besimin tim

Marash Kumbulla ka qenë mbrojtësi më i kritikuar i Romës nga trajneri Jose Mourinho.

Mbrojtësi shqiptar në ndeshjet e fundit ka qenë titullar duke luajtur për mrekulli dhe nuk kanë munguar lëvdatat nga trajneri Jose Mourinho.


Në ndeshjen e sotme ndaj Empolit, Mourinho për herë të parë do të ketë katër mbrojtësit e qendrës në dispozicion, Chris Smalling, Marash Kumbulla, Gianluca Mancini dhe Roger Ibanez.

Tekniku portugez ka folur fillimisht për Smalling i rikthyer nga lëndimi, teksa për shqiptarin Kumbulla deklaroi se ka fituar vend falë punës së tij.

“Smalling është mirë. Ndoshta jo shumë mirë, por ai është mirë. Ai është stërvitur për dy ditë me ekipin. Është i disponueshëm për të luajtur dhe nëse duhet, ai do ta bëjë. Gjithsesi kemi të katër lojtarë qendrorë në dispozicion”.

“Gjithashtu Kumbulla po luan mirë tani. Dy tre muaj më parë nuk kishte besimin tim total, tani e fitoi me punën e tij. Nuk mbaj mend të kem pasur ndonjëherë katër mbrojtës qendre në dispozicion që nga fillimi i sezon”, deklaroi Mourinho.

Tammy Abraham ka shënuar 15 gola deri më tani me fanellën e Romës, teksa Mourinho e vlerëson si sezon pozitiv deri më tani për anglezin.

“Nuk është keq si sezoni i tij i parë. Shifrat janë aty dhe ato nuk përfshijnë penalltitë, ndërkohë që me kaq shumë shtylla të goditura, golat do të ishin më shumë. Sinqerisht, pres më shumë, ka vend për përmirësim. Jo vetëm nga shifrat por edhe nga cilësia”, u shpreh portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori