Gruaja e strategut spanjoll u bë kryetemë e mediave këtë javë duke thënë: “Real Madridi është ish-skuadra e tretë e Jose Mourinhos, të cilën po e trajnon Rafa. Ne po i pastrojmë rrëmujat e tij”.

Këto komente nuk i kanë pëlqyer trajnerit të Chelseat, i cili ka reaguar: “Zonja është paksa konfuze. Burri i saj shkoi te Chelsea për ta zëvendësuar Roberto Di Matteon dhe shkoi te Real Madridi për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin”.


“Klubi i vetëm ku burri i saj më ka zëvendësuar mua ishte te Interi, ku për gjashtë muaj e shkatërroi skuadrën më të mirë në Evropë asokohe”.

Kujtojmë që në krye me Mourinhon, Interi fitoi tripletën në vitin 2010. Portugezi shkoi te Real Madridit, ndërsa vendin e tij e zuri Benitez. Qëndrimi i spanjollit në Meazza zgjati deri në muajin dhjetor të atij viti. /Telegrafi/

telegrafi sport app