Site icon Telegrafi

Moti sot në Shqipëri

LSA

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e pasdites reshjet e shiut priten me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra lokale.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina kryesisht në pjesën e parë të ditës era do të fitojë shpejtësi 10-16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4ballë.

Prezencë e mjegullës së dendur lokale & mjegullinës në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve.

Temperaturat parashikohen nga 5 në 19 gradë Celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version