Moti sot do të jetë i ndryshueshëm. Para dite do të ketë mot të vrënët, me periudha të diellit dhe me erë juglindore, ndërkaq pasdite pritet që të ketë të reshura të shiut në pjesën perëndimore, e natën edhe në pjesën lindore të vendit, përcjell telegrafi Maqedoni.
Në vendet e larta pritet që të ketë edhe të reshura dëbore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 0°C e deri më 4°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 6°C e deri më 16°C./Telegrafi/