LAJMI I FUNDIT:

Moti sot mbi vendin tonë

Moti sot mbi vendin tonë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe jo stabil, i përcjellur me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufeshë.

Sipas Institutit, kjo gjendje meteorologjike e pa qëndrueshme do ta përfshijë pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme por që dominues do të mbetet drejtimi  i verilindjes , ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s”.