LAJMI I FUNDIT:

Moti për këtë javë, ngrica në mëngjes, shi dhe borë

Moti për këtë javë, ngrica në mëngjes, shi dhe borë
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

IHK njofton se në mëngjes parashihen ngrica në gjithë territorin, më të theksuara rrugëve rreth maleve. Temperaturat maksimale gjatë javës pritet të shënojnë rritje duke krijuar kushte që vende-vende të krijohet mjegulla.


Kjo situatë meteorologjike do të vazhdojë, por që gjatë pjesës së dytë të javës do të kemi ngritje graduale në fushat termike, duke bërë që merkuri në termometër ditën e premten të shënoj vlera nga 7-10 gradë Celsius.

Bora që vetëm tani ka mbuluar gjithë territorin e Republikës nga dita e enjte do të filloj të shkrihet gradualisht. Mirëpo, gjatë ditës së premte parashihen masa të ngrohta të ajrit që vijnë nga pjesa jugperëndimore e vendit dhe do të kushtëzojnë kushte që mbi territorin tonë të vijnë vranësira të dendura me një shkallë të lartë të lagështisë dhe kjo situata do të mundësoj të kemi reshje shiu dhe bore.

Temperaturat gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -10 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori