Vendet e vërshuara do ta kenë problem tani me ngritjen e temperaturave pasi do të ndikojnë në dekompenzimin e mbeturinave, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pluhuri, era dhe dielli në këtë rast janë problem pasi pluhuri bart mikro-organizmat, era e ngre pluhurin kurse sëmundjen pastaj përçohen tek banorët.
Dielli dhe temperaturat kanë tharë baltën dhe e kanë shndërruar në pluhur që ndihmon procesin e infektimit.
Qytetarët kanë frikë nga sëmundjet edhe nga kafshët e ngordhura që ende janë pa pastruar në këto vendbanime.
Deri tani jaën angazhuar disa institucione dhe organizata tjera për të parandaluar një katastrofë eventuale./Telegrafi/