LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë, temperaturat deri në 13 gradë

Moti në Kosovë, temperaturat deri në 13 gradë

Java fillon me mot pranveror dhe temperatura në rritje. Në fundjavë ftohtë, shi dhe borë.

17.02.2019 – Ditët e para të javës do të karakterizohen me mot të kthjellët dhe temperatura pranverore, si rrjedhojë e shtrirjes së fushave anticiklonike përgjatë Mesdheut dhe rajonit tonë, derisa rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin rritje të temperaturave.


Mirëpo, sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë një vorbull ciklonike me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, pritet të depërtojë mbi vendin tonë, ku mund të sjellë mot të ftohtë me reshje shiu dhe bore.

Nën kushtet e një moti stabil, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, me mundësi edhe për mjegull, vlerat e cilësisë së ajrit do të përkeqësohen, gjatë ditës mund të zbresin në vlera normale, e në orët e mbrëmjes do të rriten në vlera të pashëndetshme.

18.02-19.02 – Mot i butë, i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

20.02 – Mot i butë, kryesisht i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

21.02 – Pjesërisht vranët. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Në mbrëmje vranësirat shtohen.

22.02 – Kryesisht vranët. Ditën priten reshje shiu, e në vise malore borë. Në mbrëmje reshjet e shiut mund të përzien edhe me borë.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 1C, e ato maksimale nga 10C deri 13C, e ditën e premte pritet të zbresin në 6C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga veriu dhe jugu 1-4m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori