LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë në pesë ditët e ardhshme  

Moti në Kosovë në pesë ditët e ardhshme  

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pesë ditëve të ardhshme, mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat do të jenë normale që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera. Minimalet do të regjistrohen nga 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius.


Shtypja atmosferike do të jetë konstante në vlerat e normales me tendencë  të uljes në pjesën e dytë të javës. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/