LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë

Moti në Kosovë
Foto: Arkiv

Në fundjavë mjegull e ngrica në mëngjes. Kohëpaskohe reshje të dobëta bore dhe shiu.

Vendi ynë në ditët e fundjavës ndodhet ndërmjet fushave të presionit të ulët në Itali dhe atyre të larta në lindje të rajonit. Ndërkohë edhe në aspektin termik, ndodhemi ndërmjet masave të ngrohta nga Mesdheu dhe atyre të ftohta nga verilindja e kontinentit.


Ajri i ftohtë pranë sipërfaqes tokësore do të mbetet i bllokuar nga masat e ngrohta ajrore përmbi, që do të shkaktojnë inversionin termik, e që nën këto kushte do të ketë mjegull në ultësira, por kohëpaskohe fushat e presionit të ulët mbi Itali do të sjellin mundësi për reshje të dobëta të përziera bore dhe shiu, e vende-vende edhe shi të akullt. Në vise malore vetëm reshje bore.

Kushtet meteorologjike për inverzion termik dhe mjegull që parashihen në fundjavë, do të mbajnë të bllokuar ndotësit në vise të ulëta, ndaj edhe vlerat e kualitetit të ajrit do të mbesin në të pashëndetshme, e kohëpaskohe orëve të mbrëmjes mund të rriten edhe në të rrezikshme.

19.01 – Herët në mëngjes mundësi për reshje të dobëta bore. Në vise të ulëta mundësi për mjegull, e gjatë ditës kryesisht vransira dhe intervale me diell.

20.01 – Në mëngjes ngrica, mjegull në ultësira. Kryesisht vranët. Kohëpaskohe vende-vende priten reshje të dobëta të përziera shiu dhe bore, si dhe shi i akullt.

21.01 – Në mëngjes ngrica, mjegull në ultësira. Kryesisht me vransira. Paradite vende-vende mundësi për shi të akullt. Në vise malore borë.

22.01-23.01 – Të martën kryesisht vranët. Kohëpaskohe reshje të dobëta shiu dhe bore, e në vise malore mbi 800m reshje bore. Ditën e mërkurë kryesisht vranët, kohëpaskohe reshje të dobëta shiu, e në vise malore mbi 1200m reshje bore.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet -2 deri në 0C, e maksimalet nga 3C deri në 5C. Në vise të mbuluara me mjegull, temperaturat do të jenë ndjeshëm më të ulëta.

Do të fryj erë e lehtë nga juglindja 1-3m/s.

Shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale, e nga mesi i javës do të pësojë rënie të thellë.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori