LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot i ftohtë me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Rrezet e diellit nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave, pasi që masat e ajrit me origjinë arktike vetëm çka do të jenë më të fuqishme dhe si pasojë, do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.


Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit , herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri në 11m/s.

Në fillim të javës së ardhshme do të vazhdojë të mbetet ftohtë, por që temperaturat maksimale gradualisht do të shënojnë rritje.

Fronti që do të kalojë sonte mbi vend, si dhe ndryshimet e mëdha në mes të fushave të presionit të ajrit të cilat ndodhen në rajon do të sjellin qarkullim të mjaftueshëm të erërave të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe rënien e vlerave të indeksit të ajrit në të mira.

24.02 – Acar. Vranësira dhe diell.

25.02-26.02 – Të hënën kryesisht kthjellët dhe me diell, ftohtë. Ditën e martë, paradite kthjellët dhe me ngrica, e gjatë ditës dhe në mbrëmje pjesërisht vranët.

26.02 – Mot kryesisht me vranësira.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të thellë nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin deri në -8C, e në fillim të javës do të rriten deri në -1C. Maksimale do të zbresin deri në -2C, e më pas do të rriten gradualisht deri në +8C.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-14m/s..

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje lartë mbi vlera normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori