LAJMI I FUNDIT:

Moskë, vritet kreu i mafias ruse

Moskë, vritet kreu i mafias ruse

Është vrarë sot në qendër të Moskës, Aslan Usoyan, i konsideruar si numri 1 i botës ruse të krimit, që nga nisja e epokës post-sovjetike. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria ruse e Brendshme.

Nga hetimet e para rezulton se Usoyan është qëlluar nga një qitës i pajisur me një pushkë me shënjestër optike në rrugën Povarskaia, teksa dilte nga një restorant.

Sipas autoriteteve, ekzekutimi i bosit 75 vjeçar, i njohur ndryshe me pseudonimin Gjyshi Khasan, mund të jetë një larje hesapesh mes fraksioneve të ndryshme të mafias ruse.


Pavarësisht tentativave të truprojave të tij për ta mbajtur në jetë dhe mbërritja e ambulancës në vendin e ngjarjes, “gjyshi” nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Aslan Usoyan, me etni kurde, lindi më 27 shkurt të vitit 1937. Perandorinë e tij kriminale ai e ngriti fillimisht në Gjeorgji, për ta zgjeruar më pas në Moskë, në Malet Urale, Siberi, Uzbekistan, Krasnodar, Soçi dhe republika të tjera ish-sovjetike.

Në fillim të vitit 2007, Usoyan u përfshi në një luftë të ashpër me bosin gjeorgjian Tariel Oniani, i cili po përpiqej të instalonte influencën e tij në kryeqytetin rus.

Shumë nga njerëzit e afërt të Usoyan u vranë në këtë konflikt, përfshirë armenin Alek Minalyan, që ishte në krye të operacioneve të zhvatjes së parave të firmave të ndërtimit, që punojnë për Lojërat Olimpike të Dimrit 2014.

Në korrik të vitit 2008, policia ruse bastisi jahtin e Onyanit, ku po zhvillohej një takim mes bosëve të krimit në përpjekje për të qetësuar gjakrat.

Vetë Usoyan nuk ishte mes personave të arrestuar dhe pak më vonë deklaroi për një media se, “ne jemi persona që duam paqen dhe nuk i biem në qafë askujt”.

Në periudhën që vijoi Usoyan u arrestua njëherë në Ukrainë, ku kishte hyrë ilegalisht për një biznes me një organizatë kriminale amerikane, si dhe u qëllua me një pistoletë 9mm në qendër të Moskës, por mbijetoi.

Ndërsa në fillim të vitit 2010, administrata Obama vendosi sanksione ndaj anëtarëve të organizatës së drejtuar nga Usoyan, që njihej ndryshe si Rrethi i Vëllezërve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë” - një zjarr përfshin një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë” - një zjarr përfshin një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

Evropa
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Kalo në kategori