LAJMI I FUNDIT:

Mos vallë po shihni shumë ëndrra këto kohë?

Mos vallë po shihni shumë ëndrra këto kohë?

Çfarë kanë të përbashkët dallgët, injeksionet vdekjeprurëse dhe një grusht me krimba të bardhë? Të gjitha u kanë dalë njerëzve në ëndërr gjatë pandemisë së coronavirusit

Njerëzit po raportojnë gjithnjë e më shumë ëndrra të çuditshme dhe të gjalla gjatë karantinës dhe izolimit. Mendohuni dhe kujtoni ëndrrat tuaja të javëve të fundit. Kanë qenë më intensive ose më shqetësuese se më parë?


Nëse po, meritat i takojnë së pari ndryshimeve në rutinë. Kur jeta reale është intensive dhe shqetësuese, të tilla janë dhe ëndrrat.

Kur ne dëshmojmë diçka normale ose të zakontë, truri nuk ka nevojë ta përpunojë ose ta përtypë. Në rastin e një pandemie, që është e jashtëzakonshme, truri ka nevojë për më shumë kohë dhe fuqi që të kuptojë ç’po ndodh.

Ky proces kryhet gjatë gjumit dhe manifestohet në formën e ëndrrave.

Një tjetër shpjegim i ëndrrave të shumta është koha e tejzgjatur që kalojmë duke fjetur. Ëndrrat shihen gjatë fazës REM të gjumit dhe sa më gjatë të flemë, aq më e gjatë është faza REM.

Sado të çuditshme të jenë ëndrrat tuaja, mos u shqetësoni. Janë një pjesë e rëndësishme e proceseve mendore dhe simbolizojnë shërimin.

Burimi: Los Angeles Times

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori