Deri së fundmi është besuar se urinimi para marrëdhënieve seksuale e zvogëlon dukshëm rrezikun e infeksioneve urinare te femrat.
Mirëpo, një studim i fundit e dëshmon krejtësisht të kundërtën, transmeton Telegrafi.
Sipas David Kaufman, urolog, urinimi para seksit është një nga gabimet më të mëdha që e bëjnë femrat.
Ai pohon se bakteret nga vagjina lehtë mund të shkojnë në uretër gjatë seksit. Urinimi këshillohet të bëhet menjëherë pas seksit, sepse kjo i parandalon infeksionet e ndryshme.
Gjithashtu, lubrifikuesit që gjenden në prezervativë mund të shkaktojnë acarim, gjë që shpije deri te infeksionet. Kjo është arsyeja se pse prezervativët pa lubrifikues rekomandohen më shumë.
Këshilla tjera:
– Mos qëndroni të dehidratuar dhe ndihmojeni eliminimin e baktereve përmes konsumimit të shumtë të ujit
– Mos e mbani urinën dhe shkoni në tualet sa herë që keni nevojë
– Pastroni gjenitalet tuaja gjithmonë
– Mbani higjienë të duhur intime çdo ditë, para dhe pas seksit
– Urinoni pas seksit. /Telegrafi/