LAJMI I FUNDIT:

Morena Taraku reagon pas fitores së Stresit në BBVK: Ti je më i miri, krenare me ty

Morena Taraku reagon pas fitores së Stresit në BBVK: Ti je më i miri, krenare me ty

Reperi nga Shqipëria, Stresi mbrëmë (e premte) përfundoi rrugëtimin në Big brother VIP Kosova duke u shpallur fituesi i edicionit të parë të këtij formati.

Pas 103 ditësh rap-artisti u kurorëzua me fitoren e çmimit të madh prej 200 mijë eurosh duke lënë pas dy finalistët e tjerë Vedat Bajrami dhe Xhuli Nura.


Menjëherë pas fitores së tij ka ardhur një reagim nga mikesha e tij modelja dhe këngëtarja nga Kosova, Morena Taraku.

Bukuroshja nga Peja ka treguar vazhdimisht përkrahje për reperi madje duke publikuar edhe postime të shumta ku shihej duke votuar për të.

Stresi shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova
Lexo po ashtu Stresi shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova

Ndërsa, në një postimi që bëri mbrëmë (2 premte) Morena tha se e dinte që ai do të ishte fitesi dhe se është shumë krenare për të.

Foto: Morena Taraku/Instagram

“E dija vëlla, ti je më I miri, krenare, krenare për ty”, ka shkruar Morena në postimi.

Kujtojmë që përveç Stresit, Xhulit, Vedatit dy finalistët e tjerë ishin edhe Artani Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu.

Katër finalistët u shpërblyen me nga 10 mijë euro secili. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori