0Shares

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shprehur mjaft i balansuar para derbit të madh ndaj Juventusit që zhvillohet të shtunën e ardhshme.

Moratti i cili thuhet se është shumë pranë shitjes së klubit te Erick Thohir, ka vizituar qendrën stërvitore dy herë brenda dy ditëve. Të dielën ai ishte dëshmitar i rikthimit të madh të Militos, i cili mund edhe të paraqitet ndaj Juventusit, sfidë që mezi e pret presidenti.

“Mezi e pres ndeshjen. Të shohim. Ne duhet të kemi një javë të mirë në stërvitje edhe pse shumë lojtarë janë fatkeqësisht të angazhuar me kombëtaret e tyre”, theksoi Moratti. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)