LAJMI I FUNDIT:

Monumenti i UÇPMB-së: Takimi i Bujanocit përfundoi pa marrëveshje

Monumenti i UÇPMB-së: Takimi i Bujanocit përfundoi pa marrëveshje

E plotësuar - Përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe shefi i Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankovic, nuk arritën asnjë marrëveshje nga takimi i sotëm në zyrat e e OSBE-së në Bujanoc, rreth monumentit të UÇPMB-së në qendër të Preshevës.

Takim zgjati tri orë e gjysmë, ndërsa u ndoq edhe nga përfaqësuesit e ambasadave të Shteteve të Bashkuara, BE-së dhe Britanisë së Madhe.

Lideri i LPD-së , Jonuz Musliu, ka deklaruar se ky ishte një takim ku pala serbe tentonte t’i mbetej besnike kërcënimeve të Dacicit.

“Janë përpjekur të na imponojnë qëndrimet tashmë të njohura të Beogradit për heqjen e përmendores. Kishte edhe propozime për zhvendosjen e lapidarit. Ambasadorët perëndimorë ishin neutral, por përpiqeshin për një kompromis, për gjetjen e një zgjidhe adekuate. Delegacioni ynë ishim unik, sikur thuprat e Skënderbeut. Nuk lëshuam pe”, tha ai për “Presheva Jonë”, duke shtuar se pala shqiptare ishte e prerë në qëndrimet se “nuk pranojmë prishjen dhe zhvendosjen e përmendores”.

Deputeti i vetëm i Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, ka mohuar se nga ambasadat e huaja ka pasur rekomandime për zhvendosjen e monumentit, ndërsa Stankovic ka refuzuar të flas për media. /Telegrafi/


Në zyrën e OSBE-së në Bujanoc ka nisur një takim midis anëtarëve të trupit koordinues qeveritar dhe liderëve të partive politike shqiptare në Luginë, për të vendosur për fatin e monumentit në Preshevë kushtuar dëshmorëve të Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (UÇPMB).

Takimi i cili është i mbyllur për publikun po kryesohet nga kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankovic, kurse po marrin pjesë krerët e partive shqiptare, Riza Halimi (Partia për Veprim Demokratik), Ragmi Mustafa (Partia Demokratike Shqiptare), Skender Destani (Bashkimi Demokratik i Luginës), Jonuz Musliu (Lëvizja për Progres Demokratik), Rahmi Zylfiu (Unioni Demokratik i Shqiptarëve) dhe Nagip Arifi (Partia Demokratike).

Në takim po marrin pjesë edhe kreu i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Galip Beqiri; si dhe Ramadan Ismaili (kryetar i Veteranëve të UÇPMB-së) e Shaip Kamberi, kryetar i degës së Bujanocit të Partisë për Veprim Demokratik, transmeton KP.

Monumenti u zbulua në sheshin qendror në Preshevë më 16 nëntor 2012, për të nderuar luftëtarët e UÇPMB-së që vdiqën gjatë revoltës së armatosur në vitin 2000.

Përurimi ishte bërë në shënimin e 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar.

Ndërsa disa ditë pas zbulimit, kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, kishte deklaruar se pllaka përkujtimore ishte një provokim dhe sipas tij pllaka duhet të hiqet.

“Një zgjidhje në lidhje me heqjen e pllakës duhet të gjendet përmes dialogut, në mënyrë që të shmanget konflikti”, tha Dacic të enjten. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori