LAJMI I FUNDIT:

“Monsterët” vazhdojnë të kryesojnë

“Monsterët” vazhdojnë të kryesojnë

Filmi “Monsters University” ka vazhduar të qëndrojë në krye të top listës amerikane të filmave më të shikuar, pasi grumbulloi 46.1 milionë dollarë nga shitja e biletave gjatë vikendit.

Filmi i animuar familjar mposhti komedinë e Melissa MCCarthy dhe Sandra Bullock, “The Heat”, që debutoi numër dy me një fitim prej 40 milionë dollarësh.

Filmi i Brad Pitt, “World War Z”, u rreshtua i treti me një fitim prej 29.8 milionë dollarësh, derisa filmi i ri aksion i Channing Tatum dhe Jamie Foxx, “White House Down”, përfundoi i katërt me 25.7 milionë dollarë fitime.


Filmi i ri Superman, “Man of Steel”, ka mbyllur top pesëshin me 20.8 milionë dollarë. /Telegrafi/