Një video tronditëse tregon momentin kur një raketë e mbrojtjes ajrore ruse në rajonin e Luhansk u kthye 180 gradë në ajër për t’u përplasur pothuajse në vendin e saktë nga ku u lëshua.
Videoja u raportua se u filmua në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë qytetit Alchevsk, rreth 88 kilometra në jug të Severodonetsk, ku luftimet më të ashpra kanë qenë të ndezura, transmeton Telegrafi.
Raportet tregojnë se sistemi raketor i mbrojtjes ajrore – ndoshta një S300 – operohej nga separatistët pro-rusë ukrainas nga Republika Popullore e Luhanskut.
Shkaku i mosfunksionimit mbetet i paqartë, por disa spekulojnë se mund të jetë për shkak të hakimit ose bllokimit nga një dron ukrainas, ndonëse kjo konsiderohet e pamundur.
Videoja tregon raketën duke krijuar një shpërthim të madh dhe duke reflektuar zonën me disa shkëndija, që mendohet se është shkaktuar nga shpërthimi i karburantit të raketës që nuk është shpenzuar në fluturimin e saj.
Sipas raportimeve të mediave lokale, një zjarr shpërtheu nga vendi jo shumë larg ndërtesave të banimit. Nuk pati raportime për viktima të pësuar nga forcat ruse dhe separatiste në këtë aksident.
Videoja fillimisht u shpërnda në aplikacionin e mesazheve Telegram nga kanali “Face of War”, që ka postuar pamje të ngjashme që nga fillimi i konfliktit.
Ajo u shpërnda gjithashtu nga Rob Lee, anëtar i lartë në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme, i shkroi në Twitter: “Kjo thuhet se është një video e një lansimi të dështuar të raketës së sistemit rus të mbrojtjes ajrore nga Alchevsk, Rajoni i Luhanskut”.
Lloji i saktë i sistemit SAM që shihet në pamje nuk është konfirmuar, megjithatë, një sistem raketor rus S-400 kushton rreth 300 milionë dollarë secili.
Nuk ka ende të dhëna për viktima nga shpërthimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTreni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel