Një qen që ishte lejuar të bredhë i lirë rrugëve të frekuentuara, kishte sulmuar befasisht një vajzë të re duke i shkaktuar plagë të rënda madje edhe 100 qepje.
Në një video të regjistruar nga kamerat e sigurisë, shfaqet momenti kur 14-vjeçarja qëndron e ulur në njërën anë të rrugës kur befasisht sulmohet nga qeni, transmeton Telegrafi.
Dhe derisa kjo vajzë mundohet të ikë, qeni fillon ta ndjek duke i kërcyer në gjoks dhe më pas e kafshon në fytyrë.
Por fatmirësisht, njerëzisht që ishin përreth vrapojnë për ta ndihmuar vogëlushen, derisa njëri prej tyre shihet duke u munduar ta tërheq zvarrë qenin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=YtA2bvs_Tmo