Momenti kur fotoreporteri përplaset për toke nga Shërbimi Sekret (Foto/Video)
Burim Tmava
Një fotograf i revistës prestigjioze “Time”, është ngufatur dhe goditur për toke gjatë një përleshje me agjentët e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, gjatë një tubimi të Donald Trump, raporton Daily Mail.
Videoja e postuar në rrjetet sociale, shfaq momentin kur fotografi Chris Morris godet me shqelma nga një pozicion mbrojtës, një agjent të Shërbimeve Sekrete në universitetin Radford, transmeton Telegrafi.
Por Morris, pretendon se ai ishte sulmuar i pari dhe se assesi nuk e kishte goditur agjentin, duke pranuar se nuk do të ngrejë padi kundër tij.
“I kam kaluar për disa metra vijën ku lejohen mediat, dhe përnjëherë më ka kapur për fyti duke me përplasur për tokë”, ka deklaruar Morris. /Telegrafi/