Site icon Telegrafi

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Është publikuar një video nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, ku shihen banorët duke vërejtur mungesën e Gjestit, në momentin që ai kishte kaluar murin.

Veprimi i papritur i reperit nga Peja shkaktoi debate dhe diskutime mes banorëve, të cilët u aktivizuan menjëherë për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

Pavarësisht tentativës për t’u larguar, ai u rikthye brenda pak minutave, ndërsa produksioni vendosi të ndërpriste mikrofonët e banorëve gjatë diskutimit të çështjes.

Pamjet gjithashtu tregojnë se Gjesti dukej në një gjendje të rënduar psikologjike, me banorët që vunë re se ai nuk ndihej mirë emocionalisht pas këtij episodi.

Pasi Vëllai i Madh konfirmoi shkeljen e rregullave përmes zarfit të zi, tani të gjithë presin vendimin përfundimtar që do të jepet në spektaklin e së shtunës.

A do të penalizohet Gjesti për këtë shkelje, apo do t’i jepet një tjetër shans në lojë? Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim. /Telegrafi/

Exit mobile version