Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një protestë në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE).
Anëtarët e PSD-së janë e kanë ndalur energjinë elektrike në një pjesë të zyrës së ZRRE-së.
Ata më pas janë konfrontuar me njërin nga punëtorët e kësaj zyre.
Në zyrën e ZRRE-së ishte e pranishme edhe Policia e Kosovës duke iu kërkuar zyrtarëve të PSD-së ta lirojnë hapësirën.
Zyrtari policor i tha kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj, se aksioni duhet të ndalet pasi kanë kryer vepër penale.
Pas tensioneve të krijuara është arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, nënkryetari Zgjim Hyseni, anëtari i Kryesisë Frashër Krasniqi, sekretari organizativ Nol Nushi, zëdhënësja Natyra Kuçi, sekretarja e Përgjithshme, Teutë Rrusta etj./Telegrafi/