Ky është momenti i mrekullueshëm kur 34 persona, shumica gra dhe fëmijë arrijnë që të ikin nga regjimi brutal i ISIS-it në Irak, transmeton Independet.

Kanali 4, ka filmuar pamjet në malin Sinjar ku shihen personat të cilët arratisen.


Në vitin 2014 kjo zonë ishte sulmuar nga ISIS duke vrarë qindra civil dhe duke rrëmbyer mbi 3 mijë gra dhe vajza të reja, transmeton zeri.info.

ISIS kishte shumë prej të rrëmbyerve të tyre i kishte mbajtur në kushte të vështira dhe i kishte detyruar që të konvertohen në islam.

E titulluar “Ikja nga ISIS”, tregon videon me pamje ekskluzive ku arrihen të shpëtohen 34 femra të cilat ishin mbajtur si shërbëtore seksi të ISIS-it.