Në Glasgow të Skocisë, ka pasur të shtëna me armë ku për pasojë janë plagosur pesë persona, ndërsa një veturë dhe një furgon kanë eksploduar.

Kalimtarët e rastit kanë qenë duke i filmuar veturat që digjeshin, kur ka kaluar atypari një burrë që kishte bluzë të përgjakur, transmeton Telegrafi.


Nuk bëhen të ditura arsyet e të shtënave apo kush ishin atentatorët, që u shkaktuan lëndime të konsiderueshme viktimave.

Zyrtarë të spitalit kanë thënë se pacientët janë lëshuar në shtëpi, pasi plagët e tyre janë pastruar dhe mbështjellë.

“Ishte sikur një skenë nga zonat e luftës, ishte e tmerrshme”, ka thënë njëri nga dëshmitarët, lidhur me rastin në të cilin po vazhdojnë hetimet. /Telegrafi/