LAJMI I FUNDIT:

Modernizohen shërbimet në Zyrën e gjendjes civile në Mitrovicë

Modernizohen shërbimet në Zyrën e gjendjes civile në Mitrovicë

Realizimi i një projekti të përbashkët nga USAID-i dhe Komuna e Mitrovicës, ka mundësuar përmirësimin e shërbimeve për qytetarët në Zyrat e gjendjes civile në Mitrovicë.

Në kumtesën e komunës së Mitrovicës bëhet e ditur se brenda këtyre Zyrave që janë pajisur me mjete moderne të punës janë lehtësuar dhe thjeshtësuar procedurat për qytetarët.

Abdullah Bejtullahu, drejtor për Administratë në Komunën e Mitrovicës, tha se në Zyrat e gjendjes civile vazhdimisht kanë pasur ngarkesë të madhe nga palët për shkak të disa problemeve specifike që janë trashëguar. Në këtë kontekst, ai përmendi plaçkitjen e librave amë nga Serbia në kohën e luftës, mandej pamundësinë për të hapur të gjitha zyret e gjendjes civile nëpër lokalitete etj.

Ai tha se deri me tani janë bërë investime të dukshme që kanë përmirësuar shërbimet në këtë fushë.

“Para një viti është hapur zyra e pritjes për qytetarë, në mënyrë që për të gjitha kërkesat dhe ankesat e qytetarëve të ketë një vend të caktuar, ndërsa së fundi me një investim të USAID-it dhe Komunës, zyrat e gjendjes civile janë shndërruar në një ambient bashkëkohor”, tha ai.

Drejtori Bejtullahu, sqaroi se bëhet fjalë për projektin që njihet si Sistemi i shërbimeve të hapura për qytetarë si dhe Shërbimi i menaxhimit të palëve në administratën e komunës. “Në kuadër të këtyre shërbimeve tash e tutje palët do të orientohen sipas një shërbimi elektronik, ku do të pajisen me numër, më anë të të cilit do të drejtohen në njërën prej tavolinave të zyrtarëve”, tha ai.

Vlera e këtij projekti, për të cilin 80 për qind të mjeteve i ka siguruar USAID-i, ndërsa pjesën tjetër komuna, është 39 mijë e 401 euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori