Dorina Gegiçi vazhdon të jetë njëra prej modeleve më të kërkuara në botë.
Bukuroshja nga Shqipëria së fundmi është bërë e para shqiptare që sfilon për markën e njohur të veshjeve “Philip Plein”.
Nëpërmjet një postimi të publikuar në Instagram, ajo ka treguar se do të marrë pjesë në sfilatën e “Philip Plein”, gjersa do prezantojë koleksionin e ri të veshjeve vjeshtë-dimër 2020 – 2021.
“Kohë të arta po vijnë / Dimër 2020 – 2021”, ka shkruar në njërën prej imazheve që ka ndarë në InstaStory.
Ndërkohë, e njëjta edhe më parë ka rënë në sy të markave të njohura të veshjeve për shkak të formave të saj të rregullta duke prezantuar kështu edhe koleksionin e “Dolce&Gabbana”
Ndonëse e re në moshë, Gegiçi prej vitesh e ushtron profesionin e modeles dhe kjo ka bërë që të jetë mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Ajo vetëm në llogarinë zyrtare, Instagram numëron 326 mijë ndjekës. /Telegrafi/