LAJMI I FUNDIT:

Modeles shtatzënë e cila dikur konkurroi në “Miss America” ia vrasin barbarisht burrin në sy të saj dhe fëmijës

Modeles shtatzënë e cila dikur konkurroi në “Miss America” ia vrasin barbarisht burrin në sy të saj dhe fëmijës

Burri i vrarë i një ish-konkurrenteje të “Miss America” u qëllua tragjikisht përpara gruas dhe djalit të tij dyvjeçar në një lagje të ashpër në Alabama, ndërsa edukonte të huajt e varfër për fuqitë e Zotit, thonë miqtë dhe familja e tij – vetëm disa ditë pas çifti festoi përvjetorin e gjashtë të martesës.

Thomas Hand Jr., 37 vjeç, i cili e konsideronte veten një të krishterë të rilindur, po ndante informacione për krishterimin në Montgomery të shtunën me gruan dhe vogëlushin e tij kur një burrë – duke mërmëritur – u ngjit dhe e qëlloi atë, thanë miqtë e tij për DailyMail.

Gruaja e tij, ish-“Miss Mississippi”, Christine Kozlowski Hand, 33 vjeçe, konfirmoi ngjarjen në një intervistë të shkurtër për DailyMail të mërkurën, duke thënë: “Ajo që thatë është e vërtetë. Ishte një akt dhune krejtësisht i rastësishëm”.

Hand Jr. – një adhurues fitnesi dhe ish-‘bodybuilder’ filloi të magjepsej me krishterimin në vitin 2018. Ai dhe gruaja e tij e bënë traditë të shtunën të vizitonin zonat me të ardhura të ulëta në Alabama dhe të ndanin mësime fetare.

“Ai u përpoq të përhapte fjalën e Zotit dhe ai u qëllua”, tha miku i vjetër Kevin Rayan për DailyMail.

Një 17-vjeçar u arrestua për të shtënat në Montgomery dhe përballet me një akuzë për vrasje kapitale, sipas policisë, e cila më vonë e quajti të dyshuarin si Jerimiah Walker nga Montgomery.

Walker po mbahet në objektin e paraburgimit të kontesë Montgomery. Policia nuk bëri të ditur menjëherë motivin apo detajet e vrasjes së 22 janarit, e cila ndodhi rreth orës 16:30 në bllokun 3100 të rrugës Texas. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Prokurori i qarkut të Montgomery, Daryl Bailey, tha të hënën se qyteti ishte ‘nën rrethim’ nga kriminelët pas një fundjave dhune në kryeqytetin e Alabamës.

“E kalova gjithë fundjavën duke u marrë me krimin e dhunshëm në Montgomery, duke shkuar në skenat e krimit ose në telefon me forcat e rendit. Qyteti i Montgomery është nën rrethim dhe ne duhet t’i adresojmë këto çështje”, tha në një interviste për gazetën lokale WFSA Bailey.

Kishte të paktën 75 vrasje në vitin 2021, raportoi gazeta, me shefin e përkohshëm të policisë Ramona Harris që e quajti atë “një nga numrat më të mëdhenj që ka parë në Montgomery”.

Qyteti regjistroi 68 vrasje në vitin 2020 dhe 42 vrasje në vitin 2019.

“Familja Hand u zhvendos në qytet vitin e kaluar për t’i shpëtuar dhunës në rritje në periferi të New Orleans, Luiziana ku ata jetonin më parë”, tha Rayan.

“Është çmenduri sepse ai më thoshte çdo ditë: ‘Dua të largohem nga kjo katrahurë, të shkoj të blej një shtëpi në Alabama’”, tha Rayan. “Dhe pastaj kjo ndodhi”, shtoi ai.

Në vitin 2016, Hand Jr. u martua me Christine, e cila është nga D’Iberville, Mississippi dhe fitoi konkursin shtetëror në vitin 2008. Ajo konkurroi në “Miss America” vitin e ardhshëm në moshën 19-vjeçare dhe fitoi konkursin e rrobave të banjës.

“Çifti u takua në një palestër”, tha për DailyMail miku i vjetër, Luke Lemus, 48 vjeç.

“Ishte dashuri me shikim të parë”, tha ai. “Ata thjesht ranë në dashuri. Ata filluan jetën e tyre së bashku që nga ai moment. Ata ishin të pandashëm që nga dita kur u njohën”, shtoi ai.

Çifti ka një djalë 2-vjeçar Roman. Ajo është shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë, i cili pritet të vijë në jetë në gusht.

Lemus shtoi: “Është një tragjedi e madhe, jo vetëm për gruan e tij, por ne humbëm edhe një mik shumë të dashur. Parajsa padyshim fitoi një engjëll. Është egoiste të mendosh se do të donim ta kishim përsëri”.

Ish-mbretëresha e bukurisë ishte e martuar më parë me Bradley Chisenhall, i cili i propozoi asaj gjatë një koncerti të One Direction në 2014-ën, në një event që drejtuesi i grupit Harry Styles ndihmoi në orkestrimin. Ata u divorcuan brenda një viti.

Ajo gjithashtu konfirmoi vdekjen e bashkëshortit të saj në Facebook, ku falënderoi miqtë për dashurinë dhe mbështetjen e tyre dhe u kërkoi atyre të vazhdojnë të mbështesin biznesin e tyre, kompaninë e suplementeve, “Hand Nutrition”.

“Jam e mbingarkuar me të gjitha pyetjet dhe ritregimin e detajeve të asaj që ndodhi”, shkroi ajo. “Në një datë të mëvonshme do të publikoj më shumë informacion për t’i shpjeguar të gjithëve gjithçka”.

Ajo shtoi: “Gjithashtu për të gjithë klientët e tij besnikë dhe të dashur në ‘Hand Nutrition, kompania do të vazhdojë t’ju shërbejë djema dhe ne kërkojmë që të qëndroni me ne pasi ky do të jetë mjeti ynë i vetëm i mbështetjes për djalin dhe foshnjën tonë. Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj tani më shumë se kurrë”.

Ajo tha se kompania do të zhvendoset në qytetin e saj të lindjes, Biloxi, Misisipi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori