Rap-artisti shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, ka sjell projektin e ri muzikor të cilin e ka titulluar “M’ke harru”.
Ndonëse nuk e ka kompletuar me videoklip, kënga vjen e shoqëruar me një video interesante.
Producimi është bërë nga Gazu – techprorecords dhe deri më tani ka marrë komente të shumta.
Fansat e reperit e kanë konsideruar si një hit të kësaj vere me reagime tejet pozitive.
Artisti për pak muaj solli një sërë projektesh të suksesshme si: “CoCo”, “Win Win” dhe “Paranoia”.
Ai këtë periudhë u përfol edhe për raportin me Cllevion, gjersa u tha se prishën raportet për shkak të Noizyt.
Megjithatë, të njëjtit u sqaruan dhe se tani duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin. /Telegrafi/