LAJMI I FUNDIT:

Mjekimi popullor për dhembjet e shpinës

Mjekimi popullor për dhembjet e shpinës

Midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërce në formë jastëku apo disku, i cili ndalon fërkimin e sipërfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën shpërndarjen e peshës së shtyllës. Kur ky jastëk prej kërci dëmtohet, humbet formën e tij normale, dhe del nga vendi duke shtypur kështu rrënjët e nervave që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave, kemi të bëjmë me hernie diskale.

Për të përmirësuar dhimbjet e shpinës dhe nervin shiatik, duhet të merrni 20 gjethe të njoma të Urthit. E zieni në 4 gota ujë për 20 minuta. Pasi kullohet, pini një filxhan çaji në mëngjes esëll dhe 1 filxhan çaji para gjumit të ëmbëlsuar me pak mjaltë. Kura vazhdon 1 muaj. Ndërkohë që prej vitesh aplikoj fizioterapinë kineze, masazh me akull dhe vaj për hernien diskale, nervin shiatik, spondiloatrozë të qafës dhe lumbare të shpinës, që ka pasur sukses në këtë drejtim. Çdo i sëmurë duhet të bëjë 10-15 ditë masazh çdo ditë, nga 30 minuta seanca.

Por, ekziston edhe një ilaç popullor: disa bimë në alkoolaturë që pihen 2 herë nga 20 pika para buke. Për nervin shiatik merrni 100 gramë tinturë jodi, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle me vaj ulliri, 1 lugë gjelle me naftalinë, 30 tableta aspirina, 1 kuti rozmarinë të njomë. I përzieni në një enë së bashku dhe lihen në qetësi për 5 orë. Bëhet një formë pomade për lyerje pastaj çdo ditë. Me këtë i bëhet masazh këmbës për 15-20 minuta, atje ku është ngacmuar nervi shiatik. Kjo vazhdon 7-10 ditë rresht. Merrni 20 gramë kore shelgu, gjethe dhe sythe mështekne, 10 gramë lule shtogu, pak lule bliri, gjethe hithri si edhe këputje. Pasi imtësohen mirë dhe përzien, merrni 1 lugë nga kjo përzierje dhe e zieni në një enë me kapak të mbyllur për 5 minuta, me 200 ml ujë. Pas 10 minutash hiqet nga zjarri, kullohet dhe pihet sa më i ngrohtë. Nëse dhimbjet e nervit shiatik janë të forta, nga përzierja merrni 4 lugë, dhe i vloni 5 minuta në gjysmë litri ujë. Pas 10 minutash largohet nga zjarri, kullohet, ëmbëlsohet me pak mjaltë dhe pihet çdo 2 orë nga 1 gotë çaj, por të jetë sa më i nxehtë. Merrni 2-3 kallinj nga bredhi i bardhë. Përvëlojeni me 200 ml ujë të sapovaluar. Pas 2 orësh kullohet. Ëmbëlsojeni pak me mjaltë dhe pijeni të ngrohtë në mëngjes esëll dhe mbrëmje vonë, nga një gotë çaji.

Mjekësia bimore arabe për kurat me bimë natyrore

Nervi shiatik është ai nerv që inervon muskujt e pasmë të kofshës dhe të kërcit. Shtypja e këtij nervi nga një hernie diskale që del nëpërmjet vertebrës së 5-të lumbare dhe të parës sakrale (L 5- S 1), jep dhimbje që përhapet në të gjithë pjesën ku kalon ai. Kur hernia diskale del nëpërmjet vertebrës së 4-ët lumbare, dhe vertebrës së 5-të lumbare, ajo shtyp nervin e 5-të lumbar dhe vertebrës së 1-rë sakrale (S 1). Simptomat e kësaj sëmundje janë: mpirja e gjymtyrëve të poshtëm (këmbëve), dhembje e fortë dhe pamundësi ecje në distanca të gjata. Shkaqet më të rëndësishme të kësaj sëmundje janë: malcimi i nervit shiatik dhe rrëshqitja kërcore (hernia diskale) që shkakton shtypjen e këtij nervi.

Ilaçi për sëmundjen e nervit shiatik:

1. Ngrënia e një luge të vogël nga farat e bimës (harmel peganum – african rue), të bluara imët, një herë në ditë esëll në mëngjes, për 12 ditë rresht.

2. Ngrënia e një luge të madhe nga pjalma e mbledhur nga bletët, dy herë në ditë: një lugë para dreke me gjysëm ore dhe një lugë para darke me gjysëm ore. Pjalma e bletëve shquhet për përmbajtjen e grupit të vitaminave (B), një vitaminë shumë e rëndësishme për shëndetin nervor. Por nëse kjo sëmundje është shkaktuar nga rrëshqitja kërcore (hernia diskale), atëherë ilaçi për të është ky:

– Lëvorja e bimës (Common caper bush; Latinisht: Capparis spinosa) duke e përdorur në formë komprese në qendrën e dhimbjes, për 20 minuta. Kjo gjë duhet të vazhdojë 10 ditë rresht. Tërheqim vërejtjen se lëvorja e kësaj bime konsiderohet prej bimëve të nxehta (që ka veprim nxehës në organizmin e njeriut) dhe përdorimi i saj për më shumë se 10 ditë është gabim. Mënyra e përgatitjes së kompresës është kjo: Bluhet një sasi e mjaftueshme nga lëkura e njomë bimës dhe vendoset mbi vendin e dhimbjes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori