LAJMI I FUNDIT:

Mjekët amerikanë thonë se ‘coronavirusi ka humbur fuqinë’ – ata në Itali shkojnë edhe më larg, sipas tyre ‘klinikisht nuk ekziston më’

Mjekët amerikanë thonë se ‘coronavirusi ka humbur fuqinë’ – ata në Itali shkojnë edhe më larg, sipas tyre ‘klinikisht nuk ekziston më’

Mjekët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Pittsburgh thonë se Coronavirusi duket se po bëhet më pak i fuqishëm.

Dr Donald Yealy, kryetar i mjekësisë emergjente në UPMC, shpjegoi në një konferencë për shtyp të enjten se njerëzit duket se po kontraktojnë virusin më pak dhe rastet duket se janë më pak të rënda se kur pandemia u shfaq për herë të parë në SHBA në fillim të këtij viti.

“Virusi mund të ndryshojë”, ka thënë Yealy, përcjell Telegrafi. “Disa modele sugjerojnë se fuqia e tij është zvogëluar”.

Ai vuri në dukje se UPMC ka trajtuar me sukses më shumë se 500 pacientë me coronavirus që nga muaji mars, dhe në javët e fundit më pak pacientë po kërkojnë ventilatorë për t’i ndihmuar ata të marrin frymë.

Gjithashtu, sipas tij, më pak se katër për qind e të gjitha testeve dhe vetëm 0.2 për qind e testeve te pacientët asimptomatikë po dalin pozitivë, duke treguar se virusi është më pak i përhapur në komunitetet që shërben UPMC.

Zbulimet e mjekëve që virusi mund të ketë zvogëluar fuqinë erdhën disa ditë pasi studiuesit në Itali njoftuan se pacientët atje shfaqnin sasi shumë më të vogla të virusit në sistemin e tyre, në krahasim me mostrat e marra gjatë pikut të krizës në mars dhe prill.

Siç shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi, profesori Alberto Zangrillo, drejtues i kujdesit intensiv në Spitalin San Raffaele të Italisë në Lombardi, shkoi aq larg sa të thotë se virusi ‘klinikisht nuk ekziston më’ gjatë një interviste të dielën në televizionin shtetëror.

Por ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe një sërë shkencëtarësh të tjerë hodhën poshtë shpejt pretendimet e Zangrillo të hënën, duke thënë se nuk ka prova për të mbështetur pohimin se coronavirusi ka humbur fuqinë.

“Për sa i përket transmetueshmërisë, kjo nuk ka ndryshuar, për sa i përket ashpërsisë, kjo nuk ka ndryshuar, gjithashtu”, citohet të ketë thënë epidemiologia e OBSH-së, Maria Van Kerkhove para gazetarëve.

Ndryshe, coronavirusi deri më tani ka vrarë afro 386,000 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 6.5 milionë njerëz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori