Prishtina ka marrë fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, derisa ka mposhtur minimalisht KEK-un 1-0.
Prishtina e nisi më mirë takimin dhe që nga minutat e para filloi të sulmonte portën e mysafirëve.
Mario Morina dhe Gauthier Makenda patën raste të mira shënimi në pesë minutat e para, por që goditjet e tyre nuk shkuan në rrjetë.
Prishtina golin e epërsisë e gjeti në minutën e 36-të, kur mesfushori Lorik Boshnjaku shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-0.
Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Kryeqytetasit luajtën më mirë se kundërshtari i tyre edhe në pjesën e dytë dhe patën raste të mira shënimi.
Mario Morina, Meriton Korenica dhe Gauthier Mankenda rrezikuan portën e mysafirëve por pa arritur të gjenin golin e dytë.
Kësisoj Prishtinës i mjaftoi goli i Lorik Boshnjakut për ta marrë fitoren e gjashtë radhazi në kampionat dhe për tu bërë lider i ri në Ipko Superligë me 62 pikë sa ka edhe Feronikeli në vendin e dytë.
Në javën e ardhshme, Prishtina do të jetë nikoqire e Gjilanit, ndërsa KEK-u do të pret Feronikelin në Obiliq. /Telegrafi/