LAJMI I FUNDIT:

Mitrovica gjashtë orë pa rrymë

Mitrovica gjashtë orë pa rrymë

Qyteti i Mitrovicës të enjten ka përjetuar ferrin sa i përket furnizimit me energji elektrike, ndërsa pas mesditës qyteti është vërshuar edhe nga uji.

Pas një prishje të madhe në rrjetin e energjisë elektrike në Mitrovicë e tërë qendra kryesore e qyteti si dhe lagjet përreth nga ora 10:00 kanë ngelur pa energji elektrike, transmeton Koha.

Zyrtarë të KEK-ut në Mitrovicë nuk kanë pranuar të prononcohen me arsyetim se informacionet për këtë duhet të merren në Prishtinë. Rreth orës 15:00 Mitrovicën e ka vërshuar uji, pasi që një gyp kryesore i rrjetit të ujësjellësit ka shpërthyer. /Telegrafi/