LAJMI I FUNDIT:

Miriami reagon ndaj kritikave “pa vend” të shqiptarëve

Miriami reagon ndaj kritikave “pa vend” të shqiptarëve

Miriam Cani ka shprehur revoltën ndaj kritikave, sipas saj, pa vend që shqiptarët ua adresojnë artistëve. Duket se i gjithë ky zemërim ka filluar nga debati lidhur me këngën fituese të Festivalit të 51-të në TVSH, e cila është përfolur të jetë vjedhur nga serbët.

“Ta komentosh këngëtaren Rihanna (duke e quajtur) ‘llumi i vipave pa pikë talenti që ka bërë sukses vetëm me skandale’… Këtë vetëm në Shqipëri e kam dëgjuar për herë të parë në këto vite!”

“Një artiste 23 vjeçe, 140 milionë disqe të shitura, 7 albume, 43 videoklipe, në bazë të shitjeve ajo renditet në vend të dytë në të gjithë historinë e muzikës e këngëtareve femra. 6 Grammys, mbi 50 Aëards. Deri më tani ka realizuar 11 turne në të gjithë botën (turneu i fundit në vitin 2011 prej 99 koncertesh nëpër botë)… Vetëm me 23 vjeç! Etj., etj.”.


“E njëjta gjë po bëhet madje edhe me artisten shqiptare Rita Ora. I njëjti fenomen ndodhi me Rona Nishliun. Të njëjtën gjë po bëjnë me këngën fituese të festivalit. Fryma negative përcillet vetëm nga bashkatdhetarët. Lexon komente në të gjitha gjuhët e botës që përkrahin shqiptarët të sapopërmendur dhe lexon fyerje ndaj tyre në gjuhen tënde! Turp! Kur nuk duam veten, mos të presim respektin dhe dashurinë nga të huajt! Duhet të fillojnë të logjikojnë me vend para se të presin ndryshime në këtë vend! Sepse kjo frymë dhe ky qëndrim reflekton realitetin, frymën dhe kulturën e Shqipërisë. Çdokush duhet të fillojë nga vetja. Nuk është vonë! Ende nuk është vonë!”, ka shkruar Miriami në profilin e saj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Kalo në kategori