Site icon Telegrafi

Miratohet buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2025

Foto: Arkiv

Komuna e Prishtinës ka miratuar sot buxhetin për vitin 2025, pas tre dëshmtimeve radhazi.

Buxheti u miratua më 25 vota për dhe një abstenim në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Mbështetje këtij buxheti i dhanë asamblistët e LDK-së, AAK-së, AKR-së dhe Nisma.

Në sallë përveç asamblistëve te LDK-së ishin edhe Berat Lahu dhe Edmond Azemi nga LVV-ja dhe Arbnora Ajeti nga PDK-ja, ndërkaq pjesa tjeter mungoi.

Në seancën e kaluar LVV dhe PDK deklaruan se nuk janë përfillur kërkesat e tyre lidhur me draftin e buxhetit.

Buxheti për vitin 2025, për Prishtinën, do të jetë 128 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version