Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar një video, ku shihet sistemit raketor amerikan HIMARS me të cilin u tallen me rusët.

Në përshkrimin e videos 20-sekondëshe, shihet lansimi i dy raketave nga sistemi raketor i mbrojtjes kundërajrore, transmeton Telegrafi.

“Kur HIMARS thotë natën e mirë, zakonisht kjo do të thotë lamtumirë”, thuhet në përshkrimin e videos.

Newsweek shkruan se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar të paktën 20 sisteme të tilla raketore (HIMARS) Ukrainës, me qëllim që të mund të mbrohen nga agresioni rus.

Zelensky ia dorëzon kryeparlamentarit britanik helmetën e pilotit ukrainas: Na jepni krahët që ta mbrojmë lirinë Zelensky ia dorëzon kryeparlamentarit britanik helmetën e pilotit ukrainas: Na jepni krahët që ta mbrojmë lirinë

Sistemi raketor mobil mund të montohet në mjetet ushtarake dhe është dëshmuar si armë tejet efikase në luftën në Ukrainë, duke marrë parasysh faktin që forcat e Kievit kanë arritur me sukses të ndalin sulmet e rusëve. /Telegrafi/

Reklama
Reklama