Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave (MBPEU) në lidhje me komunikatën e sotme të LSDM-së, e cila tha se do të krijojë fond prej gjashtë milionë eurove që t’u ndihmohet bujqive gjatë fatkeqësive natyrore, thonë se me aq pak para nuk zgjidhen problemet e bujqive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është e qartë se LSDM-ja duke dashur të tregojë ndonjë ide, bujqive ju ofron shuma që nuk mund të mbulojnë asnjë dëm nga fatkeqësitë natyrore, e aq më pak të mbulojë dallimin e harxhimeve mes prodhimtarisë dhe shitjes. Kjo do të thotë se ata ofrojnë më pak para se deri të tanishmet. Për shembull, vetëm dëmet e fatkeqësive në janar në 2015, në 43 komuna janë paguar 5,5 milionë euro. Ndërsa gjatë vërshimeve në Shkup në vitin e kaluar janë paguar 2,5 milionë euro”, thuhet në kumtesën e MBPEU.
Ata thonë se bujqve ju duhen fonde që do t’i kenë në dispozicion çdo kohë dhe masa për ndihmë dhe zhvillim në bujqësi./Telegrafi/