Ministri Stavileci gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të realizojë edhe vizita të ndryshme në terren, ku është planifikuar të vizitohen kompani të ndryshme të përpunimit të ushqimit, përpunimit të qumështit dhe institute të ndryshme bujqësore.

Kjo vizitë e delegacionit të Ministrisë së Bujqësisë u organizua nga USAID-i dhe Ambasada e Kosovës në Washington. /Telegrafi/