LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Shëndetësisë në Zelandë të Re shkel rregullat, qytetarët qëndrojnë nëpër shtëpi – ai vetë del me biçikletë në natyrë

Ministri i Shëndetësisë në Zelandë të Re shkel rregullat, qytetarët qëndrojnë nëpër shtëpi – ai vetë del me biçikletë në natyrë

Ministri i Shëndetësisë në Zelandë të Re i ka kërkuar falje kryeministres së vendit Jacinda Ardern, pasi është fotografuar duke vozitur biçikletën në kohën kur i tërë vendi është bllokuar nga frika e përhapjes së coronavirusit.

Ministri David Clark është munduar të arsyetohet duke thënë se ka qenë momenti i vetëm që ka qenë i lirë për të ushtruar, por pranoi se ka shkelur rregullat e qeverisë dhe për këtë ka kërkuar falje publike, transmeton Telegrafi.


“Jam i vetëdijshëm për gabimin që e kam bërë dhe e kam kuptuar se tani nuk është koha për aktivitete të ndryshme sportive”, ka deklaruar Clark të cilin një kalimtar rasti e fotografoi kur me furgon shkoi në një park jo larg shtëpisë së tij.

Në anën tjetër kryeministrja e vendit ka thënë se pret nga ministrat të respektojnë rregullat, të cilët paraprakisht u kanë kërkuar qytetarëve t’i zbatojnë. Megjithatë nuk dihet nëse Clark për shkak të këtij gabimi do ta humb postin që e ka në qeveri, shkruan The Guardian.

Zelanda e Re është në nivelin e katër të bllokadës nga frika e epidemisë së coronavirusit, ndërsa qytetarëve u është thënë të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Në këtë vend janë konfirmuar 71 raste të reja me COVID-19, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 868, derisa vetëm një person ka humbur jetën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Kalo në kategori