“Lajmi për pranimin e FAK-ut me të drejta të plota në FAI, në konferencën e mbajtur në Roterdam të Holandës, është një arritje për aeronautikën e Kosovës dhe një ngjarje për sportin në përgjithësi”, ka thënë Shala, transmeton Koha.net.
Shala, po ashtu u shpreh se në vazhdën e avancimit dhe pranimit të sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ky lajm, është tejet i rëndësishëm për sportin e Kosovës dhe një dëshmi se ai po ndërkombëtarizohet me hapa të shpejtë.
Kurse ai ka thënë se MKRS-ja do vazhdojë të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.