Zyra e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani do të dukët më e re. E për rregullimin e zyrës së tij, ministria e udhëhequr nga Rrahmani do të shpenzojë 9 960 euro për furnizim me mobile.

Në njoftimin e dhënies se kontratës, shihet se Ministria e Shëndetësisë, fituese të tenderit për furnizim me mobile për zyre ka përzgjedhur kompaninë “Aba-Collection”.


Në këtë tenderë kanë aplikuar tre kompani, përderisa edhe oferta më e shtrenjtë është 9 983 euro.

Ndryshe kjo ministri muaj më parë kishte blerë prapë mobile nga e njëjta kompani.

Vlera e blerjes së këtyre mobileve në atë kohë ishte 3 450 euro. /ORAinfo/