Për rritjen e çmimit të tatimit në pronë, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka ftuar në raportim ministrin e Financave, Hekuran Murati. Raportimi i ministrit Murati pritet të mbahet të premten në orën 13:30.

Reklama

Kryetari i Komisionit, Armend Muja ka thënë se ftesa është miratuar pas kërkesës së deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit.

“Dje e kemi marrë një kërkesë prej deputetit Hoti për raportim të ministrit Murati në mbledhjen e këtij Komisioni. Jemi dakorduar që të premten të mbahet edhe një mbledhjes e radhës në orën 13:30 ku do të diskutohet për një pikë të vetme të rendit të ditës që është çështja e tatimit në pronë”, ka thënë Muja.

Reklama

Komisioni në fjalë ka shqyrtuar dhe miratuar raportin e shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor për vitin 2022 dhe kërkesën për ndarje buxhetore për periudhën janar-mars për vitin 2023 në vlerë prej 2 milionë e 240 mijë euro.

Reklama

Kryetari i Bordit të RTK, Besnik Boletini ka bërë prezantimin e raportit të shpenzimeve për tre mujorin e katërt, të vitit 2022.

Boletini ka thënë se 87.6 për qind e të hyrave janë nga buxheti, nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa nga të hyrat vetanake 10.3 për qind, kurse të hyrat tjera 2.05 për qind.

Ministria thotë se shkalla e tatimit në pronë caktohet nga komunat, AKK-ja e bënë fajtore MF-në – opozita kërkon anulimin e vendimit Ministria thotë se shkalla e tatimit në pronë caktohet nga komunat, AKK-ja e bënë fajtore MF-në – opozita kërkon anulimin e vendimit

“Në këtë periudhë tre mujore kemi paraparë të hyra prej 2 milionë e 515 mijë euro, kurse janë realizuar të hyra prej 2 milionë e 556 mijë euro, pra janë realizua mbi 41 mijë e euro më shumë të hyra. Kjo për shkak të hyrave nga marketingu si dhe për shkak të transmetimit të Kampionatit Botëror në Futboll në RTK. Bilanci në fund I mbetur I pa shpenzuar ka qenë 60 mijë euro, të cilat në këtë fillim vit veç janë përdorë për me I paguar tatimet për disa shpenzime. Kjo është pasqyrë përmbledhëse, për tremujorin e katërt të vitit 2022”, ka theksuar Boletini.

Reklama
Reklama

Komisioni për Buxhet, po ashtu, ka shqyrtuar edhe Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikushme, por i njëjti nuk është hedhur në votim.

Muja fillimisht ka thënë se Projektligji ka pasur një vlerësim buxhetor prej 607 mijë euro.

“Departamenti i Buxhetit në Ministrinë e Financave në bazë të deklaratës të ndikimit buxhetor dhe financiar ka vlerësuar se zbatimi i Projektligjit krijon kosto shtesë buxhetore në periudhën 2022-2023 në shumën prej 607 mijë euro si dhe një numër prej 30 pozitave të reja. Në ndërkohë nga amendamentet e propozuara nga Komisioni funksional nuk përmbajnë implikime buxhetore”, është shprehur ai.

Reklama

Ndërsa, deputeti Hoti ka theksuar se nevojitet vlerësim i ri buxhetor për Byronë Shtetërore.

“Nuk di a jemi të gatshëm t’i japim mbështetje këtij projektligji tash menjëherë. Ndoshta nevojitet që ta shtyjmë për mbledhjen tjetër dhe të marrim një vlerësim të ri buxhetor nga propozuesi, në këtë rast nga Ministria e Financave. Kjo të ndodhë së paku për rishikimin e tabelës fillestare të ndikimit buxhetor, sepse nuk është real”, është shprehur Hoti. /KP/

Reklama