Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u ka bërë thirrje vendeve të shtatë vendeve më të industrializuara në botë, G7 që asetet e sekuestruara ruse të shfrytëzohen për rindërtimin e Ukrainës.

Kuleba është takuar sot në Gjermani me ministrat e jashtëm të vendeve të G7, së bashku me Moldavinë.

Më herët, ministri i financave i Gjermanisë, Christian Lindner tha se do të mbështeste një veprim të tillë, raporton skynews.

“Në rastin e aseteve të shtetit rus, unë jam në favor”, tha ai për të përjavshmen gjermane Der Spiegel.

Por ai shtoi se sqarimi i bazës ligjore për një veprim të tillë është ende i nevojshëm, “në rastin e aseteve private do të ishin si rastet e shpronësimit. Pengesat në shtetin tonë kushtetues janë të larta”.

Zbulohen jahte dhe pasuri të tjera të fshehura të 15 oligarkëve të sanksionuar rus në Spanjë Zbulohen jahte dhe pasuri të tjera të fshehura të 15 oligarkëve të sanksionuar rus në Spanjë
“]

Ndryshe, ministrat e financave të G7 do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar financimin e rindërtimit të Ukrainës. /Telegrafi/