Site icon Telegrafi

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, sonte në “Debat Plus”

Sonte në “Debat Plus” i ftuar do të jetë ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Cilat janë raportet e Shqipërisë me qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti?

A do të largohet taksa në kufirin Kosovë-Shqipëri?

Çfarë do të ndodhë me barrierat tregtare andej e këndej kufirit?

Si e sheh Cakaj aktualitetin politik në Kosovë pas formimit të qeverisë së re?

Për këto e temat tjera aktuale që lidhen me dialogun, shengenin ballkanik e aktualitetin politik, Gent Cakaj flet ekskluzivisht sonte në “Debat Plus” duke filluar nga ora 20:30.

“Debat Plus” transmetohet në RTV Dukagjini nga e hëna në të enjte, në orën 20:30.

Exit mobile version