Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, do të udhëtojë për në Iran në një vizitë të rrallë për të diskutuar zhvillimet rajonale me homologun e tij iranian, Ali Bagheri.
Bëhet e ditur se tensionet rajonale në Lindjen e Mesme janë rritur pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe pas vrasjes së komandantit të lartë ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukr.
Të dy Hamasi dhe Irani kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e vrasjes së Haniyeh dhe janë zotuar të hakmerren.
Megjithatë, Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për vdekjen dhe as nuk e ka mohuar atë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, vizita e Safadi në Iran pason kontaktet e vazhdueshme diplomatike të SHBA-së dhe partnerëve të saj, përfshirë Francën, Britaninë, Italinë dhe Egjiptin për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal.
Siç raportohet, Irani dhe Jordania po kërkojnë të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre pas tensioneve të fundit në lidhje me Amanin që akuzon milicitë pro-iraniane në Siri për kontrabandë narkotikësh në vend dhe pjesëmarrje në përgjimin e sulmit të parë të drejtpërdrejtë të Iranit ndaj Izraelit prillin e kaluar. /Telegrafi/