Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka porositur mbrëmë se vendi i tij në të ardhmen nuk do ta furnizojë Kievin me armë ofensive.
Ushtria ukrainase në të ardhmen nuk mund të llogaritë më në dërgesat e armëve ofensive nga Italia, transmeton Telegrafi.
“Situata në Ukrainë është e rëndë dhe jemi të brengosur për këtë. Po bëjmë përpjekje për paqe dhe sipas vendimit të Parlamentit, jemi të gatshëm të dërgojmë armë mbrojtëse”, shtoi Tajani.
Ai theksoi se Italia kurrë nuk do të dërgojë armë ofensive, pasi nuk është në luftë më Rusinë dhe nuk ka asgjë kundër popullit rus.
“Ne thjesht po mbrojmë pavarësinë e Ukrainës”, shtoi Tajani për televizionin italian RAI.
Parlamenti italian miratoi në mars të vitit të kaluar rezolutën për ta ndihmuar Ukrainën, përfshirë ndihmën ushtarake.
E qeveria e re që udhëhiqet nga e djathta në Itali, që erdhi në pushtet në tetor, ka zgjatur tashmë ndihmën ushtarake për këtë vit.
Aktualisht është në fuqi dekreti i gjashtë për ndihmën ushtarake sa i përket armatosjes së Ukrainës.
Sipas mediave italiane, lista e armëve mund të përfshijë raketat “Aspide” dhe sistemin e mbrojtjes kundërajrore SAMP-T, që do t’i dërgohen Ukrainës sipas marrëveshjes me Francën.
Nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë, Italia ka dërguar Kievin armë në vlerë prej miliardë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
"Iranianët janë shumë të frikësuar"
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar "një objekt të dyshimtë", ka njoftuar një komandant iranian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi