LAJMI I FUNDIT:

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme thotë se masat frenuese kundër COVID-19 duhet të lehtësohen për njerëzit e vaksinuar

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme thotë se masat frenuese kundër COVID-19 duhet të lehtësohen për njerëzit e vaksinuar

Njerëzit të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 duhet të lejohen të shkojnë në restorante dhe kinema më herët se të tjerët, tha një ministër gjerman, duke kundërshtuar anëtarët e tjerë të kabinetit që deri më tani kanë kundërshtuar liritë e veçanta për personat e vaksinuar.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas tha se shteti kishte kufizuar në mënyrë masive të drejtat themelore të njerëzve në mënyrë që të parandaloheshin infeksionet si dhe të shmangeshin spitalet e mbingarkuara.


“Ende nuk është sqaruar përfundimisht se në çfarë mase njerëzit e vaksinuar mund të infektojnë të tjerët”, tha Maas.

“Ajo që është e qartë, megjithatë, është që një person i vaksinuar nuk ia merr më askujt një ventilator. Kjo heq të paktën një arsye qendrore për kufizimin e të drejtave themelore”, u shpreh ai.

Rreth 1 milion njerëz në Gjermani janë vaksinuar deri të premten, sipas Institutit Robert Koch për sëmundjet infektive. Rreth 83.2 milionë njerëz po jetonin në vend në fund të vitit 2020.

Komentet e Maas janë në kontrast me ministrat e tjerë gjermanë, të cilët kanë kundërshtuar të drejta të tilla të veçanta, nga frika se mund të çojë në pabarazi në shoqëri në një kohë kur jo të gjithë kanë mundësi të vaksinohen.

Ministri i jashtëm theksoi se qeveria po kufizonte gjithashtu të drejtat e njerëzve që drejtonin restorante, kinema, teatro dhe muze.

“Ata kanë të drejtë të rihapin bizneset e tyre në një pikë, nëse ekziston një mundësi për ta bërë këtë”, deklaroi Maas, duke shtuar se nëse do të kishte vetëm njerëz të vaksinuar në vende të tilla ata nuk do të rrezikonin më njëri-tjetrin.

Derisa ai pranoi se kjo mund të çonte në pabarazi për një “periudhë tranzitore”, ai tha se një veprim i tillë do të justifikohej sipas kushtetutës, për sa kohë që kishte një arsye objektive dhe kjo nuk ndikonte në shërbimet themelore publike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori