Site icon Telegrafi

Minifund dhe mitraloz: Këto janë uniformat me të cilat marshojnë femrat në ushtri në mbarë botën (Foto)

Femrat jo gjithmonë kanë pasur të drejtë të jenë pjesë e ushtrisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjërat ndryshuan në mënyrë drastike dhe kështu gratë gradualisht filluan të fitojnë rol të rëndësishëm.

Sot, gratë janë pjesë e forcave të armatosura të Indisë, Vietnamit, Meksikës, SHBA-ve, Rusisë dhe madje edhe të Koresë së Veriut, transmeton Telegrafi.

Ato janë të përfaqësuara në të gjitha degët e ushtrisë. Uniformat në të cilat sot  marshojnë në parada ushtarake nëpër botë, por edhe me të cilat marrin pjesë në lufta dhe zona të konflikteve ndryshojnë nga vendi në vend.

Pjesëtare të forcave të armatosura të Federatës Ruse

Në paradën ushtarake të këtij viti në Moskë, me rastin e 71 vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore, për herë të parë kanë parakaluar edhe ushtaret (femra). Pjesëtaret e forcave të armatosura të Federatës Ruse, kadetet e Universitetit ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Institutit ushtarak “Ëolski”, kanë marshuar në Sheshin e Kuq të veshura me të kaltra.

Armata Popullore e Koresë

Që nga viti 2015, rekrutimi i femrave është i obliguar me vendim të Kim Jong-un. Më parë, femrat kanë mundur të zgjedhin nëse dëshirojnë të shërbejnë në ushtri. Shërbimi ushtarak për femrat në Korenë e Veriut zgjat shtatë vite, tre vite më pak sesa meshkujt. Uniforma e tyre, nënkupton veshjen e fustaneve por jo rrallëherë edhe të takeve.

Forcat e armatosura meksikane

Në vitin 2000 femrave u është lejuar të jenë pjesë e forcave të armatosura në Meksikë, dhe sot janë pjesë e njësive dhe degëve të ndryshme ushtarake. Duke marrë parasysh mjedisin tradicional në të cilën familja dhe marrëdhëniet familjare çmohen shumë, femrave në këtë vend u lejohen të qëndrojnë afër familjes së tyre gjatë shërbimit ushtarak. Uniformat e tyre janë të ngjashme me ato të meshkujve si nga dizajni ashtu edhe nga ngjyra, transmeton Telegrafi.

Korpusi kombëtar i kadeteve të Indisë

India ka qenë prej kohësh në qendër të kritikave për faktin se femrat nuk ishin të dëshirueshme në ushtri, por gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike. Vitin e kaluar, femrat indiane kanë luftuar për kontratat për të vazhduar në ushtri, në vend të pesë viteve të mëparshme. Përveç kësaj, India së shpejti do të bëhet një nga vendet e pakta që do të lejojnë gratë të pilotojnë aeroplanët luftarakë gjatë luftimeve. Uniformat e tyre përbëhen nga këmisha, pantallonat dhe çizmet ushtarake.

Shërbimi ushtarak i Venezuelës

Femrat që janë pjesë e shërbimeve ushtarake të Venezuelës kanë uniformen më të çuditshme. Në fakt, ajo nuk është uniforma e tyre luftarake, por shërben për parada ushtarake. Kjo fotografi është shkrepur gjatë festimit të Ditës së Pavarësisë së Venezuelës në Karakas.

Femrat police të Iranit

Femrat në Iran janë pjesë e policisë, dhe madje pjesë edhe të njësiteve speciale, kurse uniforma e tyre është në përputhje me traditën dhe besimin.

Femrat police në Vietnam

Uniformën me më së shumti ngjyra ndoshta e kanë pjesëtarët e policisë etnike në Vietnam.

Femrat ushtare të Indonezisë

Që nga viti 1992, Indonezia ka filluar të formoj njësi të femrave brenda forcave të armatosura. Dhe kështu sot njësitet e femrave janë pjesë e këmbësorisë, forcave detare, ajrore dhe në polici. Uniformat e tyre dallojnë në varësi të gjinisë që i takojnë. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version