Milioneri i dështuar amerikan bëri vetëvrasje në gjyq (video)

Marin kishte gëlltitur një substancë të panjohur, të cilën paraprakisht e kishte lagur me ujë nga një shishe, në mënyrë që pas disa minutash të përplasej i shtanguar në dyshemenë e gjyqit. Kamerat në sallën e gjyqit kanë regjistruar të gjitha këto detaje.
Marin menjëherë është transportuar në spital, ku është konstatuar vdekja e tij. Është urdhëruar të bëhet analiza toksikologjike, por rezultatet nuk janë të njohura ende.
Derisa priste dhe dëgjonte shqiptimin e aktgjykimit, i pandehuri dukej i heshtur dhe i shqetësuar, kurse në disa raste mbërthente kokën me duar.
Më pesë korrik të vitit 2009 Marin i kishte dhënë flakën shtëpisë së tij luksoze në Phoenix, pasi nuk kishte arritur ta shes në një ankand humanitar. Zjarrfikësit kishin konstatuar se zjarri ishte vendosur qëllimisht, sepse në shtëpinë me sipërfaqe prej 600 metrash katrorë kishin gjetur disa vende ku ishte hedhur zjarri.
Martin më vonë kishte rrëfyer në polici se pas vendosjes së zjarrit kishte braktisur shtëpinë duke kërcyer nga kati i dytë me ndihmën e litarit, shkallëve dhe pajisjes për zhytje.
Në zjarrin e vënë askush nuk ishte plagosur, por sipas ligjeve të Arizonës zjarrëvënia në ndërtesën e banuar nga gjykata kualifikohet si vrasje e shkallës së dytë, kurse dënimi maksimal për këtë vepër është 16 vjet burgim. Prokuroria ka konstatuar se Marin e ka djegur shtëpinë nga dëshpërimi, sepse nuk kishte mundur më të paguajë hipotekën.
Para se të bankrotonte financiarisht, ai ishte njëri nga tregtarët e Wall Street, kishte diplomuar nga Yale, kurse hobi i tij ishte mbledhja e veprave artistike, në mesin e tyre kishte edhe vizatime të Picassos.
Në një intervistë që dikur i kishte dhënë gazetës lokale "Phoenix New Times” ai e kishte përshkruar veten si "një kërkues të matur pas emocioneve", duke iu referuar ngritjes në majën e Mont Everestit dhe udhëtime të shumta në xhunglën e Azisë Juglindore. /Telegrafi/



















































